SHBA paralajmëron rrezik të mundshëm për linjat ajrore që fluturojnë mbi Gjirin Persik

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Administrata e Aviacionit Federal, ka paralajmëruar avionët komercialë të Shteteve të Bashkuara që përdorin vijën ajrore mbi ujërat e Gjirit Persik, për rrezikun e mosidentifikimit për shkak të tensioneve në rritje në mes të SHBA-së dhe Iranit kohëve të fundit.

Një njoftim këshillues i lëshuar nga kjo administratë, tha se paralajmërimi vjen si pasojë e “shtimit të aktivitetit ushtarak dhe rritjes së tensioneve politike në rajon.

Tensionet janë rritur ditëve të fundit me shqetësimet për konflikt ushtarak të mundshëm në mes të dyja vendeve.

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar forcimin e pranisë ushtarake në Lindje të Mesme dhe Gjirin Persik, duke cituar kërcënime të mundshme nga Irani, si dhe Departamenti i Shtetit ka urdhëruar evakuimin e stafit të panevojshëm nga ambasada amerikane në Irak.

Irani ka kundërshtuar këto deklarata të Uashingtonit si dhe ka akuzuar SHBA-në për eskalim të papranueshëm të tensioneve.

Në majin e vitit të kaluar, presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja e vitit 2015 në mes të fuqive botërore për marrëveshjen bërthamore me Iranin. Që nga ajo kohë, Uashingtoni ka ndërruar retorikën dhe ka rritur vazhdimisht sanksionet.

Të dyja palët kanë deklaruar se nuk duan të hyjnë në luftë.

 

Zjarr Tv Ad