SHBA përgëzon Kosovën, për kthimin e kosovarëve nga Siria

0
6

Përmes një deklarate, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka përgëzuar Kosovën për kthimin e qytetarëve të saj që gjendeshin në vatrat e luftës në Siri, transmeton SyriKosova

Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e  së njejtës rrugë. I duartrokisim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve.

SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetra vende tjera.