SHBA rrit presionin ndaj Maduros

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po zhvillon një turne në Amerikën Latine me objektivin kryesor shtimin e presionit ndaj regjimit venezuelas. Gjatë takimeve me udhëheqës jugamerikanë, Pompeo denoncoi përpjekjet e Rusisë, Iranit dhe Kubës për mbështetjen e presidentit të kontestuar Nicolas Maduro. Pompo po ashtu denoncoi fluturim direkt Teheran-Karakas nisur javën e kaluar. Kompania ajrore, Mahan Air, është e sanksionuar nga Uashingtoni nën dyshimin se transporton pajisje ushtarake në zonat e luftës në Lindjen e Mesme.

Të shtunën Pompeo ndodhej në Lima të Perusë, ku takoi presidentin e Martin Vizcarra dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nestor Popolizio.

E ndërsa komuniteti ndërkombëtar shton presionin ndaj regjimit të Maduros, ky i fundit ka bërë thirrje për shtimin e radhëve të gardës civile me një milion veta deri në fund të vitit. Thirrja për zgjerimin e milicisë, e cila i përgjigjet drejtpërdrejt Maduros, vjen në një kohë kur udhëheqësi i opozitës Juan Guaidó kërkon të bindë ushtrinë ta rrëzojë Maduron me një grusht shteti. Deri tani ushtria ka qëndruar besnike.

  1. Guaidó u shpall president i përkohshëm më 23 janar, pasi parregullsive të vërejtura në rizgjedhjen e Maduros në fund të vitit 2018.
Zjarr Tv Ad