SHBA sanksione bankës ruse: Po mbështet Maduron

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Departamenti i Thesarit tha se sanksionet prekin bankën “Evrofinance Mosnarbank”, të themeluar në vitin 2011, me synimin për të siguruar financime për projekte të përbashkëta të Rusisë dhe Venezuelës në sektorët e naftës dhe të infrastrukturës. Sipas Departamentit të Thesarit, këto aktivitete të bankës në fjalë janë një përpjekje për shmangien e sanksioneve amerikane ndaj Venezuelës.

“Ky vendim tregon se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa kundër institucioneve të huaja financiare që mbështesin regjimin e paligjshëm të Nicolas Maduros dhe kontribuojnë në shkatërrimin e ekonomisë dhe në krizën humanitare që ka pllakosur popullin e Venezuelës”- tha përmes një deklarate Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin, raporton VOA.

Shtetet e Bashkuara dhe më tepër se 50 qeveri të tjera njohin udhëheqësin e opozitës të Venezuelës Juan Guaido, si president të vendit dhe thonë se zoti Maduro, i cili u zgjodh në mënyrë të paligjshme vitin e kaluar, ngaqë udhëheqësve të opozitës nuk ju lejua të kandidonin.

Sanksionet e së hënës janë përpjekja më e fundit e administratës Trump për ta detyruar zoti Maduro të largohet nga pushteti.

 

Zjarr Tv Ad