SHBA sanksione Turqisë për Sirinë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Donald Trump ka ndryshuar ton në raportet me Turqinë, duke dënuar dhe vendosur sanksione për ofensivën e vendit ndaj kurdëve në Siri. Në listë janë futur një sërë ministrish, produktet e çelikut dhe bisedimet për marrëveshje tregtare.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Turqisë për ofensivën e përgjakshme që po ndërmerr ndaj kurdëve në verilindje të Sirisë.

Presidenti Donald Trump i telefonoi të hënën homologut të tij turk, Rexhep Taip Erdoan, për t’i kërkuar arritjen e armëpushimit të menjëhershëm me forcat kundërshtare.

Ndërkohë sanksionet amerikane do të prekin ministritë dhe eprorët turq të mbrojtjes, energjisë dhe të punëve të brendshme, tarifat për çelikun turk do të dyfishohen në 50 për qind, ndërsa do pezullohen negociatat për tregi dypalëshe me vlerë gati 100 miliardë dollarë.

“Jam treguar tërësisht i qartë me presidentin Erdoan: Veprimet e Turqisë po precipitojnë në një krizë humanitare dhe po krijojnë kushtet për krime të mundshme lufte. Jam gati ta shkatërroj me shpejtësi ekonominë turke nëse liderët e çojnë përpara këtë rrugë të rrezikshme dhe rrënuese,” theksoi Trump në një deklaratë zyrtare.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se do dërgojë zv.presidentin Majk Pens për të ndihmuar zbutjen e konfliktit.

Më herët, edhe diplomatët europianë dënuan futjen e dhunshme të Ankarasë në prapavijat armike, duke paralajmëruar sanksione të gjithanshme për eksportet e armëve luftarake.

“Operacioni Burimi i Paqes” deri tani u ka marrë jetën rreth 600 rebelëve kurdë, 50 civilëve dhe ka detyruar shpërnguljen e mbi 160 mijë njerëzve.

Ankaraja synon të krijojë një korridor sigurie në veri Sirisë për të bërë të mundur strehimin e 3 milionë refugjatëve sirianë që tani janë vendosur në Turqi.

Një një editorial për Uoll-Strit-Xhornëll, presidenti Erdoan tha të hënën se situata me refugjatët ishte shkaku kryesor që nxitin ofensivën turke, dhe komuniteti ndërkombëtar ose do i bashkohet operacionit, ose do duhet të ndajë përgjegjësitë për refugjatët.

Zjarr Tv Ad