SHBA sanksionoi ish-deputetin PS, reagon Lulzim Basha: Rakipi, Doshi dhe Dako janë bedelët me të cilët Rama kreu masakrën zgjedhore

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha ka reaguar edhe njëherë pasi SHBA sanksionoi ekonomikisht ish-deputetin e PS Aqif Rakipi.

Në një postim në rrjetet sociale Basha shprehet se Rakipi, së bashku me Dakon dhe Tom Doshin, i kanë shërbyer Ramës për masakrën zgjedhore dhe se akuzat e PD u vërtetuan.

Postimi:

Koha na dha prapë të drejtë! Aqif Rakipi, Tom Doshi, Vangjush Dako janë bedelët me të cilët Edi Rama kreu masakrën zgjedhore dhe tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve që kërkonin ndryshim.

Në argumentimin nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara për sanksionet ndaj Aqif Rakipit theksohet:

“Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike”. Ky paragraf tregon se si i “fitoi” zgjedhjet Edi Rama në 2017 dhe në 2021.

Kriza në të cilën ndodhet sot Shqipëria, është pasojë e shkatërrimit të institucioneve demokratike dhe të procesit zgjedhor, që dje u konfirmua edhe nëpërmjet sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse këtë duhet ta kishin bërë organet ligjzbatuese shqiptare, ai është një lajm i mirë që partneri ynë strategjik SHBA është fokusuar në luftën kundër korrupsionit që po minon demokracinë dhe po shkatërron mirëqenien e shqiptarëve

Zjarr Tv Ad