SHBA shton praninë ushtarake në Greqi teksa Turqia përparon me S-400

0
21

Ndërsa Turqia po përparon planet për dislokimin e sistemit kundërajror rus S-400, ShBA-ja është në bisedime me Greqinë për të dislokuar aty sistemin e saj të mbrojtjes nga raketat. Javën e kaluar në Kongresin amerikan u paralajmërua miratimi i Ligjit të mbështetjes diplomatike dhe ushtarake për Greqinë dhe Qipron.

Athina dhe Uashingtoni po shqyrtojnë mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ushtarak, duke shtuar praninë e forcave dhe pajisjeve amerikane në Greqi. Sipas gazetës athinase “Katimerini”, “prania e përforcuar” do të përfshijë dislokimin e sistemimit amerikan të mbrojtjes raketore “Patriot”, si dhe dislokimin e aeroplanëve me dhe pa pilotë të Forcave Ajrore të SHBA-së në një bazë pranë Larisës.

Krahas kësaj, po shqyrtohet edhe mundësia për pjesëmarrje më të madhe të trupave amerikane në stërvitjet e ushtrisë greke, përfshirë rritjen e numrit të manovrave të përbashkëta.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Athina do të presë më shumë anije ushtarake amerikane në portet e Egjeut.

Paralajmërimi për intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak amerikan vjen në kohën e shtimit të tensioneve mes ShBA-së dhe Turqisë, rivalit rajonal të Greqisë, për shkak të vendimit të Ankarasë për të blerë sistemeve kundërajror rus S-400.

Rritja e tensioneve nuk lidhet vetëm me blerjen nga Turqia të sistemit rus kundërajror S-400, por edhe me zbulimin e një rezerve të madhe gazi buzë brigjeve të Qipros.

Lidhur me këtë, Turqia ka njoftuar se nuk do të lejojë asnjë misionin për nxjerrjen e gazit, pa miratimin e saj.

Javën e kaluar në Kongresin e ShBA-së u paralajmërua miratimi i Ligjit për partneritet, siguri dhe energjetikë në Mesdheun Lindor, me qëllim mbështetjen diplomatike dhe ushtarake amerikane për Greqinë dhe Qipron.