SHBA: Të dhënat e vërtetojnë, Irani pas sulmeve në rafineritë e naftës saudite

0
9

Shtetet e Bashkuara publikuan imazhe satelitore dhe cituan inteligjencën për të mbështetur pretendimet se ishte Irani pas sulmeve në rafineritë e mëdha të naftës në Arabinë Saudite.

Irani mohoi përfshirjen në sulmet ajrore të së shtunës. Por zyrtarët amerikanë thanë se drejtimi dhe shtrirja e sulmeve hedh dyshime në përfshirjen e Houthi.

Incidenti ka ulur furnizimet globale të naftës me 5% dhe çmimet janë rritur.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo fajësoi Iranin në fundjavë, pa dhënë prova, duke bërë që Teherani të akuzojë Washingtonin për mashtrim.

Gjithashtu Donald Trump në një postim në Twitter akuzoi drejtpërdrejt Iranin.

Një zyrtar ka thënë se ekzistojnë 19 zona të ndikimit në shënjestra dhe sulmet janë nisur nga perëndimi e veriperëndimi dhe jo nga territori i kontrolluar nga rebelët Houthi në Jemen, që shtrihet në pjesën jugperëndimore të rafinerive të naftës saudite.

Sipas këtij zyrtari sulmet mund të jenë nisur nga zonat në veri të Gjirit Persik, përkatësisht Iranit apo Irakut.

Një fotografi që tregon në afërsi tanket në impiantin e përpunimit Abqaiq tregon se zona është dëmtuar nga ana perëndimore.

Zyrtarët e cituar në të përditshmen, New York Times, kanë thënë se mund të jenë pozicionuar një varg dronësh dhe raketash, mirëpo jo të gjitha kanë goditur shënjestrat e tyre në rafineritë Abqaiq dhe Khurais.

ABC ka cituar një tjetër zyrtar të lartë amerikan të ketë thënë se Trump është plotësisht i vetëdijshëm që Irani është përgjegjës.