SHBA-të kanë gati vaksinën e tretë kundër koronavirusit. Të mbron vetëm me një dozë.

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vaksina me një dozë kundër koronavirusit e prodhuar nga kompania Johnson & Johnson është efikase në parandalimin e simtomave të rënda dhe ul përhapjen e koronavirusit.

Të dhënat e reja janë bërë publike në internet nga Administrata amerikane për Ushqimin dhe Barnat.

Vaksina ka një efikasitet kundër përhapjes prej 72% në Shtetet e Bashkuara dhe 64% në Afrikën e Jugut, aty ku qarkullon një lloj i virusit që është më ngjitës. Vaksina tregoi gjithashtu 86% efikasitet ndaj varianteve të reja që qarkullojnë në SHBA dhe 82% ndaj simptomave të variantit afrikano-jugor. Kjo do të thotë se personat që e marrin këtë vaksinë kanë shumë më pak mundësi që shëndeti i tyre të përkeqësohet dhe të përfundojnë në spital.

Me shuëm gjasë, FDA do të autorizojë përdorimin e kësaj vaksine të shtunën, duke bërë që SHBA të ketë tre vaksina të aprovuara, të cilat janë prodhuar brenda një viti.

Kjo vaksinë është vetëm me një dozë, dhe mund të mbahet në një frigorifer normal deri në tre muaj.

Zjarr Tv Ad