SHBA tërheq personel diplomatik nga Iraku

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas rritjes së tensioneve mes Uashingtonit dhe Iranit, ambasadat dhe konsullatat amerikane në Irak kanë urdhëruar largimin e menjëhershëm të personelit të tyre dytësor nga vendi.

Departamenti amerikan i Shtetit apeloi punonjësit e vet në qytetin e Bagdadit dhe Erbilit që të braktisin vendin sa më parë, të shmangin frekuentimin e godinave diplomatike amerikane dhe të monitorojnë mediet lokale për zhvillimet e fundit.

Autoritetet prej javësh druhen se grupet terroriste, me mbështetjen e Iranit, po planifikojnë sulme ndaj godinave dhe personelit amerikan.

Goditja mendohet se mund të vijë si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të fundit ekonomike që SHBA-në po aplikojnë ndaj Iranit dhe eksporteve të tij.

Tensionet janë rritur veçanërisht nga maji i kaluar, kur administrata amerikane njoftoi tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Teheranin.

Lideri suprem i Iranit, Ajatolla Kamenei, deklaroi të martën se vendi nuk kërkon luftë me Shtetet e Bashkuara apo që ta shtrijë konfliktin në Lindjen e Mesme.

Pikëpamje të ngjashme ndau edhe kryediplomati amerikan, Majk Pompeo, gjatë një takimi që pati me figurat shtetërore të Rusisë një ditë më parë.

Vendimi për pezullimin e pjesshëm të operacioneve diplomatike në Irak pason sulmin ndaj katër anijeve-cisternë të sabotuara në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe në fundjavë.

SHBA-të kanë paralajmëruar se do të reagojnë nëse cenohen interesat e veta, dhe për këtë ka ankoruar një luftanije dhe aeroplanë bombardues në Gjirin Persik.

 

Zjarr Tv Ad