SHBA/ Themelohet Akademia e studentëve shqiptaro-amerikanë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Queens të New York-ut, SHBA themelohet Akademia e studenteve Shqiptaro Amerikanë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shtetit për Diasporën, e cila thekson se të shtunën, më 16 mars 21 studentët e parë firmosën aktin e themelimit të saj.

Dega e “Vatrës” në Queens deklaroi publikisht se nisi nga funksionimi Akademia e studentëve shqiptaro-amerikanë. Akti i themelimit është firmosur nga 21 studentët e parë.

Në të njëjtën mbrëmje, dega e “Vatrës” në Queens me kryetar dr.Skënder Murtezani organizoi një veprimtari përkujtimore kushtuar 54-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të “Vatrës”, editorit të parë të “Diellit”, dhe Atit të Kishës Autoqefale Orthodokse shqiptare, Fan S. Noli, si dhe përkujtimit të demonstratave të marsit të vitit 1981 në Prishtinë.

 

Zjarr Tv Ad