Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
President amerikan, Donald Trump po përgatitet për të nisur goditjen në betejën kundër ndryshimeve klimatike.
”Pas daljes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Marrëveshje e Parisit për Klimën, presidenti amerikan po përgatitet të heqë të gjitha dispozitat e kohës së ish-presidentit Barack Obama mbi emetimet”, raporton ”New York Times”.
”Trump synon gjithashtu të ngrejë një komitet për klimën”, shtoi NYT.
Këtë komitet për klimën do ta drejtojë një shkencëtar nga Princeton, kritik ndaj teorisë që ndryshimet klimatike shkaktohen nga njeriu, ndërkohë që mbron idenë se kjo shkaktohet nga dyoksidi i karbonit.
Qëllimi i Trump është të verë në pikëpyetje këto konkluzione shkencore, mbi të cilën bazohen politikat e ndryshimeve klimatike.