SHBA u ndalon hyrjen zyrtarëve të lartë venezuelianë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj gjashtë zyrtarëve të lartë të sigurisë venezuelianë, dhe kanë anulluan vizat për dhjetëra zyrtarë të lartë.  I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Venezuelën, Elliott Abrams, ka bërë lajmin të ditur për mediat ku njoftoi dhe vendinmine Departamentit të Thesarit për sanksione të mëtejshme.

“Shtetet e Bashkuara morën masa edhe ndaj gjashtë zyrtarëve të sigurisë të regjimit të paligjshëm të Maduros; individë të përfshirë në ndaljen e hyrjes së ndihmave humanitare në Venezuelë, apo në dhunën e ushtruar ndaj njerëzve që u përpoqën të mundësonin shpërndarjen e ndihmave”.

Sanksionet u vendosën ndaj Komandantit të Gardës Kombëtare, Richard Lopez, si dhe zyrtarëve të policisë dhe ushtrisë në zonat kufitare me Kolumbinë dhe Brazilin. Sanksionet bllokojnë asetet që këta zyrtarë mund të kenë në Shtetet e Bashkuara, si dhe u ndalon amerikanëve të bëjnë biznes me ta. Ndërkohë që Departamenti amerikan i Shtetit gjithashtu anulloi vizat për 49 shtetas venezuelianë.

“Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime të reja vizash për individët përgjegjës për dëmtimin e demokracisë venezueliane. Po e zbatojmë këtë politikë për zyrtarë të shumtë të regjimit Maduro dhe familjarëve të tyre. Mbështetësit e Maduros që abuzojnë dhe shkelin të drejtat e njeriut, që vjedhin prej popullit venezuelian, ose që dëmtojnë demokracinë e Venezuelës, nuk janë të mirëpritur në Shtetet e Bashkuara. Nuk janë të mirëpritur as familjarët e tyre, të cilët shijojnë një stil jetese të privilegjuar, në kurriz të lirisë dhe begatisë së miliona venezuelianëve”.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë të paligjshme rizgjedhjen e tij vitin e kaluar dhe kanë njohur udhëheqësin opozitar Juan Guaido si president të përkohshëm.

 

Zjarr Tv Ad