SHBA vendosi sanksione si përgjigje për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, reagon Irani: Tirana ra viktimë e skenarit që sajoi Uashingtoni

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken reagoi te premten pas sanksioneve që Departamenti i Thesarit vendosi ndaj Iranit për sulmet kibernetike në sistemin online në Shqipëri. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Blinken shprehet se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë sulme kibernetike që synojnë interesa të vendeve aleate, duke iu referuar në këtë rast vendit tonë.

Por Irani reagoi duke hedhur poshtë akuzat.

Sipas zëdhënësit të ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanani, i cituar nga mediat vendase, “mbështetja e menjëhershme e Shteteve të Bashkuara ndaj akuzave fallso të qeverisë shqiptare dhe veprimi i nxituar i Uashingtonit, për sanksione të reja, të bazuara në akuza të paprovuara dëshmojnë qartësisht se ky skenar është hartuar nga administrata amerikane, e jo nga qeveria shqiptare. Tirana ra viktimë e skenarit që Uashingtoni sajoi kundër Republikës Islamike të Iranit”, mësohet të ketë deklaruar zëdhënësi, shkruan VOA.

Zjarr Tv Ad