SHBA zbulon 1 miliardë dollarë kokainë, në një anije në Filadelfia

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet federale kapën 16.5 ton kokainë me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë nga një anije ën Filadelfia, një nga sasitë më të mëdha kundër drogës në historinë e Amerikës, tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë të martën.

Agjentët federalë, agjentët vendorë dhe shtetërorë, të martën u ngjitën në bordin e anijes MSC Gayne, një anije mallrash në terminalin detar të Filadelfias dhe e gjetën anijen në shtatë kontenierë.

Autoritetet federale arrestuan dhe akuzuan dy nga anëtarët e ekuipazhit, Ivan Dirasevic dhe Fonofaavae Tiasaga. Të dy burrat u thanë hetuesve se ata ndihmuan në ngarkimin e anijes me kokainë gjatë udhëtimit, treguan burimet gjyqësore.

“Kjo sasi kokaine mund të vriste miliona, miliona njerëz”, tha zyrtari i lartë i ligjit Willim McWëain në Twitter, duke njoftuar për këtë konfiskim. Zyra e tij e vlerësoi sasinë e kokainës së kapur më shumë se 1 miliardë dollarë.

Anija kishte qënë në Kili, Peru, Kolumbi dhe Panama muajt e fundit, sipas të dhënave të anijes për Reuters.

Ky konfiskim renditet ndër disa më të mëdha në historinë e SHBA, përfshirë një sasi prej 21 tonësh kokainë në Kaliforni në 1989 dhe 14 tonë kokainë të kapura në Tteksas në të njejtin vit.

 

Zjarr Tv Ad