Një nga problemet tejet shqetësuese brenda strukturave të Policisë së Shtetit është dhe përfshirja e punonjësve të policisë në favorizim të kultivimit të kanabis sativa apo dhe të drogërave të tjera.
SHÇBA ka publikuar bilancin, ku bëhet me dije se në vitin 2020 u proceduan gjithsej 73 punonjës policie në të gjithë vendin për kultivim të lëndëve narkotike. Nga 73 oficerët e proceduar në total, 24 janë në nivel të parë drejtues dhe 49 në nivel zbatues.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme ka arritur të çojë në vitin 2020, përpara drejtësisë si të prangosur 50% më shumë efektivë se sa në vitin 2019. Vitin e kaluar u prangosën 15 efektivë më shumë se në vitin 2019.
Në raportin vjetor të publikuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, rezulton se në vitin që lamë pas, 30 prej tyre u hetuan nën masën arrest në burg dhe pjesa tjetër me masë më të butë sigurie.
308 qytetarë të tjerë kanë kërkuar hetim administrativ për efektivët. Numrin më të lartë e mban policia rrugore me argumentin se kanë vendosur gjoba të padrejta. Ankesa nga qytetarët ka pasur edhe gjatë kohës së pandemisë. 103 persona kanë kërkuar hetim për policinë me pretendimin se janë gjobitur padrejtësisht.
PROCEDIME PENALE
2020 – 33 procedime penale 2019 – 31 procedime penale
2020 – 73 efektivë të proceduar 2019 – 76 efektivë të proceduar
2020 – 24 drejtues të nivelit të parë 2019 – 28 drejtues të nivelit të parë
2020 – 49 nivel zbatues 2019 – 48 nivel zbatues
ANKESAT E QYTETARËVE
1403 – Ankesa në total
1 – Ankesa për favorizim për kultivim kanabisi
388 – Ankesa për mosveprim të policisë