Shefi i delegacionit të PE në Tiranë: Bojkoti i dëmshëm, interesa partiake

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Delegacioni i Parlamentit Europian në Tiranë në konferencën për mediat pas takimeve të zhvilluara në vendin tonë, shpreh shqetësim për situatën në vend.

Shefi i delegacionit Tunne Kelam tha se kanë interes që Shqipëria të çelë negociatat me Bashkimin Europian.

Sipas tij, ky është objektiv shumë i rëndësishëm dhe do jetë më i rëndësishmi deri sa të jetë realizuar, ndaj nënvizoi se është e rëndësishme të mos vonohen apo shkaktohen vonesa të tjera për këtë proces për shkak të mosmarrëveshjeve kombëtare.

Po ashtu shtoi se zgjedhjet janë të njohura, janë pranuar, dhe duhet aderuar në institucione.

“Bojkotimi i Kuvendit, në vetvete përbën një sinjal shumë të keqe, cenon besueshmërinë e kombit dhe të shtetit. Ne nuk jemi dakord që bojkotimi i Kuvendit do të ishte gjëja e duhur për tu bërë. Nuk mund të gjesh dot një arsye, një pretendim për të penguar anëtarësimin, nga interesa partiake. Ju bëjmë thirrje partive politike, shoqërisë civile që të ushtrojnë presion që të bashkohen me njëri-tjetrin”, u shpreh Kelam.

Ai u deklarua kundër protestave të dhunshme dhe nxitjes së dhunës nga partitë politike.

Zjarr Tv Ad