Shefi i Kombeve të Bashkuara udhëton në Ukrainë për t’u takuar me Zelenskyn, të martën e pret presidenti rus

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të udhëtojë në Ukrainë javën e ardhshme ku pritet të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten.

Guterres do të takohet gjithashtu me Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba si dhe me anëtarë të stafit të agjencisë së OKB-së për të diskutuar rritjen e ndihmës humanitare për Ukrainën.

Më herët sot, OKB-ja tha se Guterres “do të pritet nga presidenti Vladimir Putin” të martën pas një takimi pune dhe drekës me ministrin e Jashtëm të Rusisë.

Një zëdhënës i OKB-së tha të mërkurën se Guterres po kërkonte audienca të veçanta me Putinin në Moskë dhe Zelensky në Ukrainë për të diskutuar nevojën urgjente për të arritur paqen.

Zjarr Tv Ad