SHEFJA E FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR CHRISTINE LAGARDE ËSHTË SHPALLUR FAJTORE NGA GJYKATAT FRANCEZE.

0
600

SHEFJA E FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR CHRISTINE LAGARDE ËSHTË SHPALLUR FAJTORE NGA GJYKATAT FRANCEZE.

AJO AKUZOHET PËR NEGLIZHENCË GJATË PERIUDHËS KUR ISHTE MINISTRE FINANCE E FRANCËS, DUKE FAVORIZUAR MANJATIN BERNARD TAPIE, SHUMË E CILA ARRIN NË 400 MILIONË EURO. BËHET FJALË PËR SHITJE E MARKËS SPORTIVE ADIDAS NË VITIN 2007.

AJO SHPALLET FAJTORE PËR NEGLIZHENCË NGA ANA E GJYKATËS.

ISH-MINISTRJA PËR PERIUDHËN 2007-2011, MUND TË PËRBALLEJ DERI NË 1 VIT DHE 15 MIJË EURO GJOBË.

MEGJITHËSE ËSHTË DËNUAR, LAGARD NUK DO TË KRYEJ NDONJË BURGIM.

ZONJA LAGARDE NUK ISHTE E PRANISHME NË SEANCË GJATË SHPALLJES SË VENDIMIT.

LAGARDE, IA KALOI PËR SHQYRTIM NJË PANELI ARBITRAZHI ÇËSHTJEN E TEJ ZGJATUR TË MOSMARRËVESHJEVE SË BIZNESMENIT ME BANKËN “CREDIT LYONNAIS”, DHE TAPIE PËRFITOI NJË DËMSHPËRBLIM PREJ 400 MILIONË EUROSH.

BIZNESMENI ISHTE SIMPATIZANT I ISH-PRESIDENTIT FRANCEZ, NICOLAS SARKOZY, DHE HETUESIT DYSHOJNË SE MARRËVESHJA NË FAVOR TË TIJ ISHTE NJË LLOJ SHPËRBLIMI PËR MBËSHTETJEN E DHËNË ISH-KREUT TË ELIZESË NË ZGJEDHJET E 2007-S.///