Shehaj: Gjiknuri sot duhet të ishte në burg

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD Agron Shehaj përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” akuzon ish-ministrin Damian Gjiknuri se ai bashkë me kriminelët që e shoqërojnë kanë blerë vota në Peshkopi. Shehaj shprehet se Gjiknuri sot duhet të ishte në burg, bashkë me Afrim Qendron, por sipas tij, Edi Ramës i duhet bashkëpunimi i tij me krimin.
Statusi i Shehajt:
Damian Gjiknuri bashkë me kriminelët bleu votat në Peshkopi, dhe sot Rama e shpërbleu me drejtimin e “reformës elektorale” të PS-së. Ai duhet të ishte në burg, por Edi Ramës i duhet ekspertiza dhe përvoja e tij në bashkëpunim me krimin.
Ditët e fundit, ky politikan i degraduar nga korrupsioni po bën fushatë në Vlorë së bashku Afrim Qendron e DH Albania, një tjetër personazh i errët që duhet të ishte në burg, por që Rama e ka ngarkuar edhe atë me misionin e vjedhjes së votave.
Rruga që ka zgjedhur opozita është e vetmja rrugë për të shpëtuar zgjedhjet nga Edi Rama dhe kriminelët e tij në politikë dhe në rrugë.

Zjarr Tv Ad