Shehaj i përgjigjet Braçes: Shqetësohu për kupolën e PS-së

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendimi i Partisë Demokratike për djegien e mandateve ka shkaktuar bujë në politikën shqiptare. Edhe deputeti demokrat Agron Shehaj ka reaguar përmes një postimi, ku ka zgjedhur t’i japë edhe një përgjigje zv/kryeministrit Erjon Braçe, i cili po sot deklaroi se djegia e mandateve vjen nga dëshpërimi i madh i opozitës.

“Po dorëzojmë mandatet sepse u faktua mega korrupsioni prej 30 milionë eurosh dhe dolën përgjimet e blerjes së votave. Por askush nuk u arrestua.” Shkruan Shehaj ndërsa thekson se Braçe duhet të shqetësohet për shokët dhe për partinë e tij qe do përfundojnë keq. “Sa për ne demokratët, tashmë jemi pa imunitet!”

Po dorëzojmë mandatet sepse u faktua mega korrupsioni prej 30 milionë eurosh dhe dolën përgjimet e blerjes së votave. Por askush nuk u arrestua.

Rama, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Balla, Ahmetaj dhe gjithe kupola e PS-se është e lidhur me krimin dhe e zhytur nelë korrupsion. Nxjerrja e tyre para drejtesise është prova e SPAK-ut.

Braçe duhet të shqetësohet për shokët dhe për partinë e tij qe do përfundojnë keq. Sa për ne demokratët, tashmë jemi pa imunitet!

Zjarr Tv Ad