Shehaj: Kuvendi i datës 11 është legjitim, do jem i pranishëm

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, është shprehur sot ai do të shkoj vetëm në Kuvendin e datës 11 Dhjetor që është thirrur nga delegatët, pas ftesës së bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Më tej i pyetur për deklaratat e Bashës, i cili ka thënë se nuk njeh Kuvendin e datës 11 tha se është koherent në qëndrimin e tij.

“Është koherent me qëndrimet që ka mbajtur për këtë Kuvend, nuk njeh delegatët, nuk njeh firmat. Kryetari nuk njeh vendimin e datës 11, do vazhdoj do këmbëngul në të vetën”, shtoi ai.

Po ashtu ai tha se Kuvendi i datës 11 është i shumicës së demokratëve dhe tha se duhet të ketë vetëm një parti.

“Unë mendoj se ka vetëm një parti, e shumicës së anëtarë. Unë do shkoj tek Kuvendi i datës 11 pasi mendoj se është i shumicës së anëtarëve. Unë mendoj se ka një parti, një Kuvend dhe është ai i anëtarëve”, deklaroi deputeti Shehaj.

Zjarr Tv Ad