Shehaj: Opozitarizmi të vazhdojë më i fortë, Berisha – kryetari i zgjedhur i PD!

0
209
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, dikur një nga kandidatët për kreun e Partisë Demokratike, deklaroi sot se “opozitarizmi duhet të vazhdojë, më i fortë, më i bashkuar!” duke theksuar se “Berisha është kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike. “

Agron Shehaj është sot një nga zërat më të fuqishëm të opozitës me denoncime të mbështetura mbi dokumente për aferat e qeverisë dhe jo më larg se në seancën e fundit parlamentare, demaskoi se si Kryeministri Edi Rama, me firmën e tij, zvogëloi sipërfaqen e Parkut Kombëtar të Butrintit për të lejuar ndërtimin në të të një resorti, pronë e të afërmëve të Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së dhe ish-ministrit të tij të Infrastrukturës, Damian Gjiknurit.

Zjarr Tv Ad