Shehi: E djathta ka shanse të fitojë, por duhet të ribashkohemi

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dashamir Shehi, kreu i LZHK, i cili u fut në listën e PD-së dhe mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, tha mbrëmjen e djeshme në Opinion se e djathta i ka të gjitha mundësitë që të jetë fituese.

“Ne mund të fitojmë, por na duhet të ribashkohemi, të rindërtojmë mendësitë politike. Ne kemi fituar luftë, historia e fitimtarëve kalon nëpërmjet nesh.

E djathta, opozita i ka të gjitha shanset. Nëse e konsiderojnë të djathtën tradicionale, por e djathta është një forcë popullore.

Po ta shikosh historinë e PD ka bërë aq shumë reforma sa në Europë do të ishte një socialdemokraci. Unë besoj që ka një reformë se kaq social demokrate. Këtu nuk ka të djathtë, PD është një forcë popullore.

Nëse do të dijë të grumbullojë votat dhe të dijë të manovrojë brenda shtigjeve politike janë mundësinë që 100 mijë vota mund të lëvizin dhe e djathta të fitojë”, tha Shehi.

Zjarr Tv Ad