Shehi-Ramës: Të rinjtë tanë nuk i këmbejmë më ata të Bangladeshit, po ke dëshirë shko e kandido ti për kryeministër

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi gjatë një takimi me të rinj në Tiranë i është drejtuar kryeministrit Rama duke i thënë se të rinjtë shqiptarë nuk mund të zëvendësohen me ata të Bangladeshit.

Në këtë mënyrë Shehi ju përgjigj deklaratave të kryeministrit për sjelljen e punëtorëve të huaj në Shqipëri.

Postimi i plotë:

“Zoti Rama të rinjtë tanë nuk i këmbejmë me të rinjtë e Bangladeshit !

Një të riu në Shqipëri i duhen 20 vite punë për të blerë një apartament në periferi të  kryeqytetit në zona si Astiri, apo Fresku, ndërsa brenda unazës të paktën 40 vite punë. Këto shifra të çmendura që konkurojnë Parisin e Milanon, nuk vijnë për shkak se Tirana është një parajsë për të rinjtë, vijnë për shkak të korrupsionit dhe injektimit të parave të krimit kryesisht në ndërtim, ndërsa “viktimat’ kryesore të këtij fenomeni janë pikërisht të rinjtë.

Largimi është e vetmja alternativë që Rilindja i ka ofruar rinisë këto 8 vite, ndërsa për punësimin e tyre në administratë i vetmi kriter ka qenë tesera e partisë. 

Hemorragjia e largimit të rinisë është një fatkeqësi kombëtare, e shumëfishuar nën regjimin e Edi Ramës, ndërkohë i kujtoj atij se kurrsesi nuk do të lejojmë që bijtë e bijat tona ti këmbejmë me Bangladeshas! Po ke dëshirë shko ti e kandido për kryeministër në Bangladesh.

Ka ardhur koha t’i japim fund eksodit të rinisë, e cila përballë dyerve të mbyllura nga militantizmi dhe pagave mizerabël në privat, zgjedh që pasi të shkollohet të niset jashtë vendit për një punë më të mirë, për një pagë e jetë dinjitozë.

Sot në zyrat e LZHK-së pata kënaqësinë të kisha një bashkëbisedim më të rinj e të reja dhe jam i surprizuar nga përgatitja e tyre dhe me shpresëplotë për angazhimin dhe kontributin e tyre.

Objektivi ynë madhor do jetë rikthimi në atdhe i të rinjve të shkolluar, të cilët aftësitë e fituara në profesionet e tyre do t’i vënë në shërbim të vendit.  Rinia është aseti ynë më i madh dhe fatin e tyre nuk do ta lëmë në dorë të politikanëve që nuk u ka dalë ende shpirti nga autokracia.”

 

Zjarr Tv Ad