Politikani Dash Shehi, thotë se procesi zgjedhor që po zhvillohet në PD është një teatër. Sipas tij, kryetari i partisë më të madhe të opozitës dihet që është Sali Berisha dhe nuk ka nevojë për emra të kotë që do konkurojnë me të.
I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, kreu i LZHK-së u shpreh kjo nuk është mënyra për bashkimin e PD.
Deklarata e Shehit:
Këta janë në gabim të përsëritur me atë që bëri Basha pas humbjeve të zgjedhjeve, ajo po ndodh sot; po nguten që të caktojnë një kryetar që s’ka nevojë për caktim sepse dihet se është Berisha, është e mbyllur kjo histori.
Nëse këta do të bëjnë një teatër që dikush do të konkurrojnë me Berishën, është e kotë sepse ai e meriton atë grup sepse e ka fituar kundrejt palës tjetër. Por a është kjo mënyra për tu ngjitur opozita, kjo është një gjë që ha shumë diskutim. Bashën nuk e vura unë, Berisha e vuri dhe kanë qeverisur bashkë. Sot kjo është partia e Berishës, e ka fituar ai”, tha Dash Shehi.