Shehu i përgjigjet Koçit: Këshilli i Europës, ‘roje’ e vlerave europiane e demokratike

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Evropës ka tërhequr vëzhguesit e saj për zgjedhjet lokale me arsyetimin se mund  të rrezikohet siguria e tyre. Ky vendim është komentuar nga politika shqiptare, ndërsa mes tyre ka qenë edhe zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili tha se Këshilli i Evropës është një organizatë e rikthyer nga Rusia.

Kjo deklaratë e çuditshme e zv/ministrit të Ramës ka sjellë reagimin e ashpër të ish deputetit të PD-së, Tritan Shehu.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu shkruan se, një deklaratë e tillë nga një zv.ministër është shumë e rëndë, teksa shton se Këshilli i Evropës është roje e vlerave europiane.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

Per te qare e per te qeshur “justifikimi” i Qeverise!! E pabesueshme, zv. Ministri i nje nga dikasteret me te rendesishme edhe ne maredheniet nderkombetare, leshon “xhevahirin” e radhes, qe dedukton sikur:

Vendimi i Keshillit te Europes per tu terhequr nga monitorimi i farses se votimit te 30 Qershorit, qenka bere nen influencen ruse. A e di ai dhe kjo Qeveri se nje deklarate e tille absurde perben nje provokacion shume te rende edhe ndaj atij institucioni prestigjioz e shume te rendesishem, vecanerisht kur eshte fjala per te drejtat e lirite njeriut, demokracine e proceset e votimi.

Dikush duhet t’i shpjegoje Rilindjes se eshte hera e pare ne historine e Shqiperise demokratike qe ndodh dicka e tille shume e rende e shume domethenese, vecanerisht kur lexon motivimin: Paqartesi per procesin zgjedhor e mungese e sigurise.

Keshilli i Europes eshte “roje” e vlerave europiane e demokratike, aty dominon koncepti e vizioni i BE-se, gje qe perpiqet tja tranzmetoje edhe vendeve te tjera antare, qe nuk jane pjese e asaj familje.

Masa te tilla kane ndodhur shume ralle, ne disa raste shume te vecanta ndaj ndonje vendi tjeter te tille, kur ka pasur kriza serioze demokracie e devijim nga parimet e saj.

Dhe ne fund si qartesim per genjeshtrat qeverisese:

Rusise nuk i jane pranuar akoma kredencialet per tu rifutur ne KiE, qe mbas agresionit ne Ukraine. Pikerisht keto minuta po behet nje diskutim i tille aty ne Asamble,  mbas te cilit do te votohet. Deri tashti ka shume kundershtime si nga Britania etj.

 

Zjarr Tv Ad