Shehu: Rama të tregojë si i shkoi takimi me Trump, se Shtëpia e Bardhë s’e kishte në listë!

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kulmin e fushatës pompoze “antitërmet” të kësaj qeverie, Kryeministri u largua me urgjencë drejt selisë së OKB në Neë York, ku sipas deklaratës së bërë, do të takonte Presidentin Trump!

Më tej deklaroi që “takimi” u realizua dhe botoi një foto me Presidentin amerikan…Por vetëm kaq, megjithëse çuditërisht u tha që gjithçka do të shpjegohet në vazhdim.Pa asnjë dyshim, një takim i tij me Presidentin Trump do të ishte një ngjarje e shënuar për vendin tonë, për marëdhëniet me këtë partner gjeostrategjik, por edhe për rajonin në tërësi.

Është detyrim i Kryeministrit, zyrës së tij, Ministrisë sonë të Jashtme, të lëshonin menjëherë një njoftim zyrtar për atë takim, të njoftojnë sa zgjati ai, kush ishte prezent aty, ku u bë, thelbin e çështjeve që u diskutuan në atë, etj….nëqoftëse kjo ndodhi!

Kjo praktikë e detyrueshme dhe etike është ndjekur jo vetëm për një të tillë takim të shumë mirëpritur e të rëndësishëm, por edhe për të tjerë; psh një njoftim i tillë zyrtar, megjithëse i cunguar, u bë normalisht edhe për takimin me Kryeministrin e Greqisë.

Fatkeqësisht deri më sot, kur kanë kaluar disa ditë, ka vetëm heshtje të pajustifikuar, që në realitet mund të interpretohet gabimisht edhe si një mosvlerësim i Kryeministrit tonë për atë “takim”!

Ndërsa në listën e Shtëpisë së Bardhë të takimeve të Presidentit Trump në këtë sesion të OKB nuk figuron asnjë takim me Kryeministrin tonë.
Opinioni ynë është në pritje të një sqarimi zyrtar.

Zjarr Tv Ad