Shehu reagon pas kërkesave të Zelenskyt në Kuvend: Fjala e presidentit, dush i ftohtë për Edi Ramën! I “shkuli veshin”

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Tritan Shehu ka reaguar pas fjalës së mbajtur të presidentit së Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ditën e sotme në Parlamentin shqiptar. Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu shkruan se fjalët që Zelensky tha sot në Parlament ishin si një “dush i ftohtë”, për Edi Ramën.

Postimi i plotë:

Fjala e Zelensky, ishte një “dush i ftohtë” për Ramën dhe “lojen me dy porta” të tij!

Ajo fjalë, përveç kortezive të rastit, përmbante dy protesta-kërkesa konkrete të Presidentit të Ukrainës ndaj Ramës:

-Mos pranoni turistë rusë këtë vit.

-Mos lejoni anijet ruse të futen në portet tuaja.

Duke qënë në të vërtetë kështu një “shkulje e veshit” dhe denoncim për Kryeministrin e “lojen e tij me dy porta”, që para pak ditesh deklaroi se do të:

a-Mirëpresë turistët rusë.

b-Nuk do të pengojë aritjen e mjeteve tregtare ruse në vendin tonë.

Pa dyshim kjo “zemërgjerësi” e Ramës ndaj Rusisë është në përputhje dhe me kërkesat e presionet e Vuçiçit, i cili është kthyer në “kordonin umbilikal” midis Moskës e Europës, dhe i ndërvarur nga inisiativa serbe e “Ballkanit të hapur”.

Kjo manifestohet qartësisht edhe në skenarin e Rilindjes në Kuvend, ku nuk po lejohet të kalojë, edhe në kundërshtim me rregulloren, asnjë rezolutë e re mbas asaj gjysmakes e tashmë larg realitetit të iniciuar nga PS.

Zhvillimi i ngjarjeve, aplikimi i një genocidi të vërtetë rus në Ukrainë, interferencat e Rusisë në Rajonin tonë, roli mohues i Vuçiçit për të përkrahur sanksionet ndaj Rusisë, etj, e imponojnë këtë hap parlamentar të qartë e të gjerë në përmbajtjen e tij.

Këtë e kërkojnë edhe prononcimet e Presidentit Biden e të liderave të tjerë për zhvillimet e mëtejshme në Ukrainë.

Në këto kushte Kuvendi i Shqiperisë duhet të vihet në lëvizje për të miratuar një Rezolutë të re ku të kerkohet:

1-Që Qeveria të bllokojë dhënien e vizave turistike për rusët dhe as të lejojë hyrjen e mjeteve nga ai vend

Kjo jo thjesht se e kërkoi Zelensky, por dhe se përputhet me moralin, detyrimet dhe Sigurinë tonë Kombëtare.

2-Dënimi i qarte i atij agresioni e genocidi fashist në Ukrainë, duke vendosur termat reale.

3-Marrja e qendrimeve të pa dyzuara ndaj rreziqeve për destabilitet të rajoni tonë, me kritikat për qendrimin serb për mos aderimin në sanksionet.

4-Dalja e Shqiperisë nga “Ballkani i hapur” alias “Jugosllavia e Re” të Serbisë, e lidhur kjo me Moskën nëpërmjet Traktatit EuroAsian.

5-Ulja e nivelit të përfaqësimit dilomatik rus në Tiranë, në nivelin e të “ngarkuarit me punë”.

6-Që Rama të japë shpjegime nëse ai i qendron asaj që deklaroi për Rusine jo larg, kur tha se nuk e cilësoj si “vend jo mik”, ndërsa Rusia na ka cilësuar tashmë të tillë, veprim ky që duhet kryer edhe ndaj Bjellorusisë.

“Loja me dy porta” duhet të përfundojë!

Zjarr Tv Ad