Shehu: Regjimi i Ramës po largon Shqipërinë nga Perëndimi, duhet përmbysur me çdo kusht

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, në një intervistë në Syri Tv, me moderatorin Bledi Marku, deklaroi se regjimi i Ramës po largon Shqipërinë nga Perëndimi.

Shehu thekson se duhet të bashkohen të gjitha forcat opozitare e ky regjim duhet të përmbyset me çdo kusht.

“Regjimi i Ramës po largon Shqipërinë nga Perëndimi, duhet përmbysur. Po shkojmë drejt një trendi shkatërrues. Qeveria e re është e autokratëve. Rama është regjimi, të tjerët janë kukulla. Duhet përmbysur ky regjim, për të ndaluar këtë katastrofë të madhe ku po shkojmë. Vendimi për të hyrë në parlament është i drejtë, sepse opozita s’ka marrë pak, por afër 700 mijë vota.

Regjimet rrëzohen e kjo gjë nuk ka diskutim. Qytetarët kanë bërë zgjedhjen e tyre e kjo është që të lënë vendin e të ikin nga Shqipëria. Kjo qeveri është gati ta lërë vendin me as 1 milionë banorë. Është tablo tragjike e gjitha kjo. Ky regjim nuk ndryshon, ndryshon aq sa mund të ndryshojnë talebanët. Gjithë opozita, brenda dhe jashtë parlamentit, duhet të bëhet bashkë për të përmbysur këtë regjim”, deklaroi Shehu./Syri.net

Zjarr Tv Ad