Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Zërat për interesimin e grupit “Qatar Sports Investments” për të blerë klubin e Romës po shtohen gjithnjë e më shumë.
Në Francë janë të sigurtë se Al-Khelaiffi dhe i grupi i tij, të lodhur nga mosarritja e sukseseve në Europë me PSG-në, do të lënë Francën për të blerë një tjetër klub me emër në një kampionat të ndryshëm nga ai francez.
Në vëmendjen e miliarderëve nga Katari ka përfunduar pikërisht klubi i kryeqytetit italian.
Por, për të ulur disi entuziazmin e tifozëve verdhekuq dhe për të frenuar disi këto zëra, ka menduar presidenti aktual i Romës, James Pallotta, i cili në një intervistë për mediat italiane është shprehur se lajmet për interesimin e “Qatar Sports Investments” për Romën janë të rreme dhe nuk janë aspak të vërteta.