Sheiku, nga Antarktida do të sjellë akull në Emiratet Arabe

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Miliarderi Abdulla Alshehi, planifikon të transferojë kalimin e akullit nënë Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u siguruar njerëzve ujë të freskët, dhe e gjitha kjo do t’i kushtojë afëro 80 dollarë euro.

Përveç kësaj, për të sjellë ujë të freskët, kjo do të jetë një tërheqje e vërtetë turistike për një vend që nuk është shumë i mësuar me akull.

Alshehi tha për Euronews se është më e lirë të sjellë një copë akullnaje sesa të përdoret uji nga deti.

Ai kujton se plane të ngjashme ekzistonin më parë dhe projekti i Arabisë Saudite dështoi në vitin 1977 për shkak të problemeve teknike.

Ajsbergu për përdorim do të zgjidhet nëpërmjet satelitit dhe mund të jetë rreth 2.5 kilometra i gjatë. Ai pritet të humbasë deri në 30 për qind të masës gjatë udhëtimit të tij dhjetë mujor. Do të udhëtojë nga ishulli Herd në Antarktidë, në Fujairah, një nga shtatë emiratet brenda Emirateve të Bashkuara Arabe.

Projekti përfundimtar do të kushtojë midis 100 dhe 150 milionë dollarë, plus 60-70 milionë që do të shpenzohen për testim.

Emiratet e Bashkuara Arabe është një nga vendet më të thata. Klima është jashtëzakonisht e thatë dhe bie më pak se 100 milimetra shi në vit

 

Zjarr Tv Ad