Shembet tavani në spitalin e Traumës

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shëndetësia, është një nga fushat për të cilën mund të themi me plot gojë që qeveria e “Rilindjes” ka dështuar. Nuk janë të pakta denoncimet ku qytetarë të ndryshëm shprehin shqetësimin për mungesën e shërbimit në dyert e spitaleve shtetërorë, për të cilët ne paguajmë taksa dhe sigurime.

Rasti i denoncuar në redaksinë e JOQ,  i “vë kapakun” papërgjeshmërisë së qeverisë mbi shërbimin ndaj të sëmurëve. Një qytetar ka dërguar një foto nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku shihet se një pjesë e tavanit është shembur. Qytetari tregon se ata ishin duke ndenjur aty pranë, kur papritur tavani ra. Fatmirësisht nga rënia nuk ka pasur asnjë të lënduar, ndërsa kujtojmë se spiatli ushtarak është restauruar vetëm pak kohë më parë.

Zjarr Tv Ad