Shembja e aksit Korçë-Ersekë, Prokuroria e Posaçme nis hetimet për rrugën

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për shembjen e aksit rrugor Korçë-Ersekë.

Sipas inxhinieri gjeodet, Romeo Nazarko, SPAK po heton për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Në një intervistë për News24, ai ka deklaruar se kallëzuar penalisht 3 vite më parë ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, drejtorin e ARRSH-së dhe kompaninë që ndërtonte rrugën Korçë-Ersekë.

Inxhinieri Nazarko pretendoi në kallëzim se është ndryshuar gjurma e rrugës, është fryrë kostoja nga 1 mln euro ne 5 milionë euro kilometri, si dhe ka ndikuar në shpopullimin e zonës.

“Në atë kohë kam kallëzuar drejtorin e Përgjithshëm ARRSH-së Ergys Vjerdho, ministren e linjës Balluku dhe administratorin e kompanisë A.N.K sh.p.k për shkelje teknike dhe procedura të tenderit”, tha inxhinieri, duke shtuar se “jam kontaktuar nga prokurorët. Iu kam dhënë informacion të detajuar dhe teknik se për fatin e mirë unë jam ekspert i kësaj fushe, duke i orientuar drejt dhe saktë ne prova konkrete. Sipas dy shkresave të SPAK kam dijeni që dosja është në fazë hetimi për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera”.

Zjarr Tv Ad