Shembja e hotelit “Prestige”, Hysenbelliu: Si u prishën marrëdhëniet me Ramën, bisedat me Bashën dhe Metën

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i “Fokus Media Gropup”, Irfan Hysenbelliu ka folur pas prishjes së hotelit shtatë katësh në zonën e Malit të Robit në Kavajë.

Ai tha se ishte një suln ndaj mendias, por edhe personale, teksa ka treguar edhe se si i ka prishur marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama.

Hysenbelliu kujtoi bisedat me Ramën kur të dy bashkë drekonin në ish-resortin Prestige.

“Rama zgjidhte konceptin, më zgjodhi edhe arkitektin” rrëfeu Hysenbelliu, ndërsa kujtoi diskutimet mbi sektorin e ndërtimit në Tiranë dhe preferencat që Rama kishte për arkitektët e huaj.

“Unë kam qenë vetë ballë për ballë me Edi Ramën, kemi diskutuar me të, ka qenë kryetari i grupit parlamentar, ka qenë Arben Ahmetaj, ka qenë Fuga. është bërë një debat dhe i kam thënë: Të të bëj një pyetje, si shpjegohet që ai as merr vesh shqip dhe çdo projekt ia jep këtij njeriu? Ky të jep mend dhe zhvillim ty? Si kuptohesh me atë njeri. Gjuhën se si kuptohet, ai e di vetë” tregoi Hysenbelliu bisedat që tregojnë edhe konfidencat që ka pasur dikur me kryeministrin.

Hysenbelliu ka hedhu akuza duke thënë se hakmarrja erdhi pas disa denoncimeve që ishin bërë në median e tij për qeverinë.

“Pse nuk e bëri këtë në shtator këtë që po bën sot? I çoi barbarisht fadromat mes fëmijëve që qanin, çoi një sinjal që ne të ndryshonim linjën editorial. Por ne vazhduam me denoncimet për rrugët dhe në këtë është i lidhur me zonjën Balluku dhe kryeministri Rama me zonjën Balluku se janë të lidhur bashkë ne kemi informacion se ata janë shumë afër njëri-tjetrit në këtë aksion që kanë bërë bashkë” tha ai për “News24”.

Biznesmeni ndër të tjera ka treguar edhe ndihmën që i ka dhënë Linda Ramës, apo bisedat me Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.

“Më vjen keq për të shoqen e tija. Sepse për të shoqen e tij kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur” tha ai.

“Kam ndejtur me kreun e opozitës Bashën. I thashë “Të hodhi në erë pallatin”. “Nuk ma hodhi mua tha ia hodhi vjehrrit” më tha. Më la një shije të keqe. Meta e donte shumë e mburrej me këtë “Është kështu e ashtu”. I kam thënë “Ky do të të bëhet një nga njerëzit më kundërshtar dhe do të të bëjë të flasësh me vete” tregoi biznesmeni ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad