Shembja e mbi 1 mijë banesave në Tiranë, Vokshi dhe Noka kërkojnë interpelancë me ministren Balluku

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët Flamur Noka dhe Albana Vokshi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD kanë kërkuar që të kenë një interpelancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në lidhje me projektet në zonat e 5 majit, unazës së Laprakës dhe Paskuqanit.

Vokshi në një reagim në facebook shkruan se mbi 1000 banesa do të shemben për t’i hapur rrugë projekteve që nuk kanë në qendër interesin publik.

Kërkesa i është drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla ndërsa Vokshi dhe Noka kërkojnë të hedhin më shumë dritë rreth projekteve të qeverisë Rama.Rikujtojmë se prej muajsh banorët e këtyre zonave protestojnë duke kundërshtuar vendimin për prishjen e banesave të tyre për të cilat një pjesë thonë se kanë certifikatën e pronësisë ndërsa një pjesë janë në proces legalizimi.

Vetëm ditën e djeshme 12 banesa u shembën në zonën e “5 majit”, në një operacion që nisi që në orët e para të mëngjesit dhe që u shoqërua me përplasje mes banorëve dhe policisë.

Së bashku me Flamur Noka kemi dorëzuar pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën për interpelancë ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Belinda Balluku, në lidhje me projektet në zonat e 5 majit, unazës së Laprakës dhe Paskuqanit.

Pa informim e konsultim publik, pa transparencë, në shkelje të Kushtetutës, legjislacionit shqiptar dhe Konventave Ndërkombëtare, Qeveria ka urdhëruar shembjen e mbi 1000 shtëpive për t’i hapur rrugë projekteve që nuk kanë në qendër interesin publik.

Të vendosur për të bërë transparencë për atë që mund të konsiderohet e mbahet mend si operacioni më antihuman i Edi Ramës që po hap plagë të thella sociale.

Zjarr Tv Ad