Shembja e objekteve pa leje te “5 Maji”, djali vetëprangoset në tarracë, refuzon të largohet nga shtëpia e tij

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake kanë shkuar paraditen e kësaj të mërkure në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku pritet të nisë shembja e ndërtimeve pa leje.

Prej kohës, banorët atje kundërshtojnë prishjen e shtëpive, ku edhe sot e kanë vazhduar protestën për të penguar kështu shembjen e banesave të tyre.

Një djalë në shenjë kundërshtimi për të prishur banesën e tij është vetëprangosur në ulluqet e tarracës së shtëpisë së tij.

Policia ka negociuar me të rinë që të largohet dhe IMT të vazhdojë punën për shembjen e banesave pa leje, por që ai ka hezituar. Më pas disa policë kanë bërë të mundur të largojnë të riun me forcë.

Zjarr Tv Ad