Shembja e pallatit te “Petro Nini”, thirrja dëshpëruese e banores: Do digjem brenda, u linda dhe jetova 45 vite këtu

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Forca të shumta policore kanë mbërritur këtë të premte në rrugën “Margarita Tutulani”, në zonën e “Petro Ninit”, pasi do të bëhet boshatisja e ambienteve të brendshme të një pallati, i cili do të shembet sepse pretendohet se është dëmtuar nga tërmeti.

Ndërkohë, banorët thonë se janë në proces gjyqësor dhe nuk pranojnë të dalin nga apartamentet. Një grua e moshuar, banore në këtë pallat, ka thënë se nuk do t’i nxjerrë orenditë nga apartamenti, por do ju vërë flakën brenda.

“Unë do t’i vërë zjarrin aty brenda, do digjem dhe vetë aty. Ku të shkoj?! Të vijë të na strehojë, një dhomë, një aneks. Kam 45 vite që jetoj këtu. Unë jam shqiptare, jam e këtij vendi, lindur e rritur këtu. A ka shtet këtu?!”,- tha ajo ndër të tjera për mediat.

Zjarr Tv Ad