Shembja e Prestige Resort/ Flutura Açka letër të hapur Ursula Von der Leyen: U shemb njëra këmb e urës ku mbahej një grup mediatik që nuk hedh sheqer në sazet e qeverisë

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutra Açka, mbajti këtë të hënë një fjalim në parlament ku me një letër të hapur drejtuar Ursula Von Der leyen, i kujtoi Presidentes së Komisionit Evropian problemet e mëdha që has Shqipëria në këtë vigjilje të mbajtjes në Tiranë të Samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Në letrën e saj, Açka u ndal dhe te sulmi ndaj Prestige Resort të cilin e cilësoi si një sulm ndaj lirisë së medias. A

jo tha se shembja e resortit është treguesi më i qartë që në këtë vend nuk respektohen as rregullat as ligjet, por goditet çdokush që nuk hedh sheqer në sazet e përditshme të qeverisë.

“E pra dje një ditë përpara se të vije ti u shemb turpshëm një resort. U shemb njëra këmb e urës ku mbahej një grup mediatik shqiptar vetëm se nuk hedh sheqer në sazet e përditshme qeveritare. Dhe madje qeveria po i përdor tam-tamet e ardhjes tuaj për të ulur efektin e këtij turpi qeveritar, as ligje as rregulla as gjykatë nuk ndihmon të qetësojnë malcimet tona të këtij lloji.

Po e mbyll këtu duke me një shprehje të Martin Luter King se ne nuk e bëjmë historinë por jemi të bërë nga historia”, tha Açka.

Zjarr Tv Ad