Shembja e “Prestige Resort”? Ish-ministri i Jashtëm: Rrezik për demokracinë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, është shprehur se demokracia në Shqipëri është në rrezik.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Mustafaj u shpreh se shembja me tritol e “Prestige Resort”, vetëm se pronari i të cilit nuk pranon imponim në politikën editoriale në grupin mediatik që zotëron, dhe dhunimi i liderit të opozitës është një akt i rrezikshëm për demokracinë. Teksa u ndal në dhunimin e kreut të PDsë, Mustafaj bëri fajtor Kryeministrin Rama dhe ministrat e tij se me gjuhën që përdorin dhe sjelljen që kanë ndaj opozitës nxisin akte të tilla dhune. Ndërkohë, e paralajmëroi këtë të fundit se duke dhunuar liderin e opozitës, dhunon të gjithë popullin opozitar dhe provokon protesta që sipas tij, në të ardhmen nuk duhet të jenë me këngë e me valle, por do shprehin zemërimin e tyre.

Zjarr Tv Ad