Shembja e restorantit, Manjani: Kokëdhima që goditet nga KokëRama! Si Enveri

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësi Ylli Manjani e ka konsideruar veprim të pastër të një shteti komunist, shembjen e një restoranti pa leje në Porto Palermo, pas skandalit të pronarit të tij Mihal Kokëdhima me turistët e huaj. Pamjet e shembjet u transmetuan dirent në të gjitha mediat. Manjani e ka akuzuar  kryeministrin Rama se po vepron njesoj si Enver Hoxha.

Në shënimin e tij në Fb, Manjani shkruan:

Ai lokal ishte nga më të kuotuarit në Booking, të paktën deri ditën e “përplasjes spanjolle”… Ishte gjithashtu fully booked. Verifikojeni vetë për kuriozitet.

Por, paska qenë pa leje. Çudi e madhe! Di njeri ndonjë ndërtim me leje në atë zonë?! Flas për leje të ligjshme, se me letra bakalli janë të gjitha…

Pastaj, po të mos gjendej pronari në kofanon e asaj makine, nuk do merrej vesh që lokali ishte pa leje?!

Ky është veprim i pastër populist i udhëheqësit, që bën si parimor kur godet shokët e vet. Kokëdhima që goditet nga KokëRama… Kështu bëri edhe Enveri, goditi shokët në fillim, pastaj armiqtë e brendshëm…

Veprim i pastër i shtetit komunist! Pa gjyq e pa proçes.

Ndërkohë, spanjolli do vijojë të tregojë se “ishte në një vend fisesh, ku i madhi i tyre jua bënte rrup cup. Janë dhe kandidatë për në BE…”

 

Zjarr Tv Ad