Shemsi Prençi, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka komentuar dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Prençi tha se Veliu ishte një drejtues ” i paaftë dhe arrogant”.
“Shqipëria ka vuajtur për të patur një kokë të policisë së shtetit, që të vijë nga karrierë kushtetuese dhe ligjore, normale, për të drejtuar një organizatë me 12 mijë punonjës, veprimtaria e së cilës ka një impakt të jashtazakonshëm, qoftë për rendin dhe sigurinë, jo më për të goditur bandat.
Ftoj instucionet e sondazheve të bëjë një sondazh në polici, dhe do të shihni tregues të trishtë. Në ditët më të këqija, policia në drejtimin e një kupole të paaftë. Veliu na u server me katër diploma, ndërkohë që nuk dintë të shkruante. Ai ka kapërcyer tre grada. E solli Geron dhe Fatmir Xhafa. Me Fatmirin nuk është njohur kurrë, por me Geronin.
Policia ka treguar të drejtën, jemi me drejtuesin më të paaftë, më arrogantin, i cili për të fshehur injorancën, qëndronte autoritar, i distancuar nga kolegët, sepse duke ushtruar arrogancën, ruante autoritetin, por fshihte injorancën.
Teksti i kërkesës së dorëheqjes, gabimet ortografike, që u bënë edhe meme, pak rëndësi ka. Ardi Veliu, gjatë tre vjet e gjysëm, thotë jap dorëheqjen dhe nuk kërkoj mandate të dytë. Kjo është lojë, e gatuar nga Endri Fuga. E sigurt, që ajo nuk është nga policia. E kanë bërë të tillë, që tja përshtasin nivelit të inteligjencës së Ardi Veliut“, u shpreh Prençi.