“Shengeni Ballkanit”, Rama: Takimi i 3-të do mbahet në 21 dhjetor, në Durrës

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Takimi i tretë midis liderve të Ballkanit do të mbahet në Durrës, në 21 dhjetor të këtij viti.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Ohër.

Edi Rama: Kjo është një nismë për të shtyrë më tutje procesin dhe vjen si vullnetit të brendshëm, jo si një patronazhim nga jashtë. Miqtë tanë nga BE ishin të pranishëm sot dhe ishin të ftuar, jo ftues. Nëse ky ndryshim shqetëson dikë apo disa, nuk është problem i nismës. Ne u dakordësuam që në 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës dhe morëm konfiormimin që në atë mbledhje do jetë i pranishëm Jozef Borrell, që merr stafetën nga Mogherini, si një vazhdimësi e një rruge të mesme. Edhe Mali i Zi edhe Bosnja shpresoj të marri pjesë.

Zjarr Tv Ad