Shënohet viktima e parë e COVID-19 në Tepelenë, humb jetën taksisti 60 vjeçar

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një taksit nga Tepelena humbi betejën me COVID-19.

Refat Çela, i moshës 60 vjeç kishte shfaqur shenja të COVID, gati 10 ditë më parë dhe kishte 5 ditë që ishte shtruar me urgjencë në Infektiv të Tiranës. Mësohet se ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Infektivit.

Dita e djeshme shënoi rekord në lidhje me situatën e Covid-19 në vend. U shënuan 5 viktima dhe 154 raste të reja me Covid-19.

Shqetesuese mbetet edhe situata e të shtruarve në spital.

Aktualisht në spitalin infektiv dhe atë ‘Shefqet Ndroqi’, ndodhen të shtruar 114 pacientë, 19 prej të cilëve në terapi intensive.

Zjarr Tv Ad