Shënoi golin e 700 në karrierë, Ronaldo: Rekordet më ndjekin mua, jo unë ato

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Goli ndaj Ukrainës nuk i mjaftoi Portugalisë për të mbyllur çështjen kualifikim për në Euro 2020, por i shërbeu Cristiano Ronaldos për të vendosur një rekord absolut.

Sulmuesi i Juventusit shënoi golin e tij të 700 në karrierë dhe pas kësaj arritje fantastike nuk kishte si të mungonte as një koment epik prej tij.

Rekordet vijnë, pasi ato më kërkojnë mua dhe jo unë ato. Por unë nuk do e arrija vetëm këtë shifër. Falemindarit shokëve, kolegëve dhe trajnerëve të mi që më kanë ndihmuar të bëhem lojtari që jam. Jam i zhgënjyer që nuk fituam, por krenar për ekipin. Më duhet të shijoj momentin dhe të falënderoj ata që më ndihmuan të arrij këtë shenjë mbresëlënëse,” tha Ronaldo.

Luzitani 5 herë fitues i “Topit të Artë” arriti në kuotën e 95 golave me kombëtaren në 162 takime, së bashku me 605 gola në nivel ekipor pas 811 ndeshjeve.

Zjarr Tv Ad