Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ky shërbim tha se kanë kapur gjashtë anije të vogla që po bartnin në total 350 migrantë gjatë ditës së shtunë në Ngushticën e Gjibraltarit. Ndërkaq, sot edhe 199 migrantë të tjerë janë shpëtuar nga pesë anije të ndryshme me të cilat po udhëtonin. Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka vlerësuar se 2,626 migrantë kanë humbur jetën, teksa kanë tentuar që ta kalojnë Detin Mesdhe në vitin 2018.
Agjencia për kufi e Bashkimit Evropian ka thënë se 57 mijë migrantë kanë arritur në Spanjë vitin e kaluar, dyfishi i shifrës së migrantëve që kishin hyrë paligjshëm në Spanjë gjatë vitit 2017.