Partia qeverisëse në Turqi ka paraqitur një projekt-ligj në parlament, i cili do të reduktojë periudhën e shërbimit ushtarak nga 12 muaj në gjashtë muaj dhe do ta bëjë shërbimin ushtarak të paguar për ata që mund ta përballojnë atë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Sipas projekt-ligjit mbi shërbimin e ri ushtarak, periudha e shërbimit ushtarak do të reduktohet në gjashtë muaj dhe shërbimi ushtarak i paguar do të bëhet i përhershëm”, u tha gazetarëve në parlament Mehmet Muë, zv/kryetar i grupit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).
Sipas projekt-ligjit, qytetarëve turq do t’u kërkohet t’u nënshtrohen trajnimeve ushtarake një mujore dhe nga pjesa tjetër prej pesë muajve do të përjashtohen duke paguar 31 mijë lira turke (5.024 dollarë).
Projekt-ligji pritet të debatohet javën e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme, pasi ai të kalojë përmes Komisionit të Planifikimit dhe Buxhetit.