Sherefedin Shehu zbulon mashtrimin e Ramës/ Ish zv.ministri i Financave, jep alarmin

0
234
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu ka deklaruar se garancitë Sovrane të kryeministrit Edi Rama, janë si Piramidat e Sudes.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Shehu, shkruan se garancitë sovrane të premtuara nga z. Rama nuk janë sovrane, sepse ato nuk i jep sovrani (populli nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Kuvend) por zotëria e tij Rama.

“Dhe në këtë rast Kuvendi nuk miraton fondet buxhetore për kredimarrësit apo profilin dhe listën e kredimarrësve por vetëm autorizon z. Rama që të rrisë borxhin publik dhe t`u japë kredi atyre që do ose klientëve të tij.

Kështu, garancitë “sovrane” të Ramës nuk janë as rishikim, as ristrukturim dhe as shkurtim i buxhetit të Qeverisë por rritje e borxhit publik.

Ato janë një kolateral (garanci dyetësore) që mund të përdoret nga bizneset e mbytura me kredi të cilat nuk mund të marrin kredi të tjera nga bankat”, shkruan Shehu.

Sipas tij, këto janë kredi me një rrezik të madh falimentimi dhe nesër ne do të paguajmë për borxhin e rritur nga këto kredi që klientët e Ramës nuk do të mund t`i paguajnë.

“Këtë na e tregon më mirë ndihma që u dha për pandeminë. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar ndihma që ju dha qytetarëve dhe bizneseve ne Shqiperi ishte më e vogla në të gjithë rajonin në masën 1,2% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe nga ana tjetër z. Rama e rriti borxhin publik në masën 16% të PPB pa përfshirë këtu borxhet e fshehura të qeverisë, bashkive, administratës tatimore, OSHE, ujësjellësave, shkollave, etj.

Prandaj, në këtë situatë që po bëhet kritike është urgjente që të kemi një qeveri teknike që të mbrojë qytetarët dhe të hapë rrugën për një Qeveri të përgjegjshme”, shkruan më tej Shehu.

Zjarr Tv Ad