Sherfedin Shehu: Rama e ka model përhapjen e panikut, tre rastet kur veproi njësoj

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zv.ministri i Financave, Sherfedin Shehu, komentoi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv deklaratat e Ramës i cili tha se situata në vend do përkeqësohet duke përhapur kështu panik dhe terror tek qytetarët.

Shehu u shpreh se kryeministri Edi Rama gjatë pandemisë dhe në këto momente të vështira ekonomike ka përcjellë vetëm pesimizëm tek qytetarët.

“Rama e ka model këtë, krijon alarm dhe panik me qëllim që nesër ai të dalë heroi. Populli i thotë ‘trim pas beteje’, që është kollaj të bëhesh. Kemi dy vite që jemi në krizë, kriza e pandemisë ishte mbarëbotërore.”-tha Shehu.

Ish-zv.ministri i Financave është i mendimit se me Ramën në krye të qeverisë asgjë nuk do funksionojë siç duhet ndërsa shtoi tre rastet e ngjashme kur kryeministri përhapte panik.

“Modeli i praktikave më të mira është që kur ke qeveri të përgjegjshme, nuk krijohen borde që vendosin çmimet, por borde që mbikëqyrin qeverinë, borde parlamentare. Në Shqipëri vijmë pas një krize dy vjeçare.

Rama në fillim dha alarmin që Shqipëria nuk dihet ku do shkojë, na mbylli më shumë se vendet e tjera, mbylli vendin dhe ekonominë.

Tha se miqtë e mi që nuk ju tha emrin ju dhanë vaksinat. OBSH tha se jemi të fundit në rajon për vaksinim popullsie.

Raportoi vdekjet, kemi vdekjet më të ulëta, statistikat thonë se jemi ndryshe. Me këtë kryeministër, jo bord mbikqyrës por vetëm nëse do ta heqim nga karrigia, disa njerëz që nuk duan të përfitojnë nga situata e vështirë. Vetëm kështu do kemi qeverisje disi të mirë.”-tha Shehu.

Zjarr Tv Ad