Shërohet Ardit Gjebrea: Do më duhet pak kohë sa të ndez 5 motorët…

0
889
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatori shumë i dashur për publikun, Ardit Gjebrea, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se; e ka mposhtur sëmundjen, tani ndihet më mirë dhe ka nisur të rikuperohet.

Moderatori Gjebrea, falenderon mjekun Adrian Jorgjin, që e ngriti në këmbë, infermieren e tij Florën për gjithë durimin që ka treguar, bashkëshorten e tij Anilën që e quan engjëllin mbrojtës dhe të gjithë miqtë që janë interesuar cdo ditë për gjendjen e tij.

“Kaq ishte! Tani filloi rikuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të ËhatsApp me merakun e tyre.

Faleminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force! Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorët, po kush na nxiton? Dielli doli”, kështu ka shkruar Ardit Gjebrea.

Zjarr Tv Ad